I riu thyen këmbën duke ikur nga policia gjatë orës policore

Një qytetar në Maqedoni ka thyer këmbën duke kërcyer një gardh, gjatë orës policore. Ai ka dashur t’i ikë patrullës policore, e cila ka qarkulluar në ato momente në qytetin Kavadar. Mjeku i ndihmës së shpejt në Kavadar, Ratko Gërkov e ka konfirmuar lajmin, duke theksuar se ky rast i ka ndodhur një 30 vjeçari.

“Intervenuam në një thirrje mbrëmë rreth orës 18. I riu kishte të thyer dy eshtra nën gju. Bëhet fjalë për lëndim për të cilin nevojitet intervenim kirurgjik”, ka thënë Gërkov.

Prej të mërkurën, në mbarë Maqedoninë ora policore fillon në ora 16 dhe mbaron në ora 5 të mëngjesit. Dënimet për mosrespektim të orës policore shkojnë deri në 2.000 euro.