Durim Morina, i njohur ndryshe me emrin artistik “Mirud”, është një nga finalistët që po konkurron edhe me këngëtarë te tjere që të përfaqësojë shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2021. Nata e parë e Festivalit të Këngës shërbeu për të paraqitur hyrjet shikuesve, ndërsa garuesit u ngjitën në skenë për të interpretuar versionet origjinale të këngëve të tyre. Kujtojmë se numri i garuesve është 18. Ndërkohë, Festivali i Këngës i këtij viti u regjistrua më parë dhe u zhvillua jashtë, më konkretisht te “Sheshi Italia” në Tiranë, pa audiencë dhe i drejtuar nga Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj. 26-vjeçari është një nga 18 personat që do “garojë” në mënyrë që të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “ Nëse vdes”, ndërsa në llogarinë e tij të “Instagram”, i riu ka postuar një artikull ku duket mjaft i revoltuar dhe ka bashkëngjitur videon e tij që shfaqet duke performuar.
Ky i fundit ka thënë se njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre, duke “nënvizuar” faktin se shumë qytetarë e pyesin nëse është burrë apo grua.
Më konkretisht, ky i fundit është shprehur se:
Është qesharake sesa komente të keqe më kanë dërguar, nëse unë jam një burrë apo grua. Unë e vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më trishton që ka kaq shumë urrejtje në vetë komunitetin tonë.