I riu nga Tetova i nxjerr fotografitë eksplicite që ja ka dërguar ish e dashura

Tridhjetë e shtatë vjeçarja, banore e një fshati nga rrethina e Tetovës, dje (19-shkurt) në ora 09 e 40 minuta, ka denoncuar keqpërdorimin e të dhënave personale të vajzës së saj të mitur, të cilën e ka kryer një djal i mitur nga Tetova.

Sipas denoncimit, e mitura e cila me të denoncuarin janë njohur më herët, i ka dërguar disa fotografi me përmbajtje eksplicite, të cilat në ai i ka publikuar në rrjetet sociale.

Meren masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit.