Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është arr*estuar një shtetas serb, pasi i njëjti është kapur duke transportuar në mënyrë ilegale 14 emigrantë, shtetas të Kubës.
“Është privuar nga liria 19-vjeçari E.E. nga Republika e Serbisë, pasi në veturën Ford Galaxy, me targa të Shkupit, i janë gjetur 14 persona, shtetas të Kubës, dy prej të cilëve të mitur”, shtojnë nga MPB.