I riu nga Maqedonia e Veriut, humb jetën në aksident trafiku në Maltë

Një i ri nga Magedonia humbi jetën në një aksident trafiku në Sliema të Maltës, ndērsa familja e tij dje bëri thirrje për donacione pêr të mbledhur mjete pēr transportin e trupit nga Malta në Maqedoni.

Pas apeleve, Konsullata e Nderit e Maltës ne Maqedoni njoftoi se ka kontaktuar me familjarēt e të ndjerit dhe u është premtuar se konsullata do të sigurojë gjithcka që është e nevojshme për kthimin e trupit. Konsullata njoftoi se konsulli i nderit, Koço Angjushev në nje bisedë telefonike me familjen, ka shprehur ngushëlimet e thella
Ai ka njoftuar se pėrvec ndihmës së Konsullatës do ti ofrojë personalisht edhe ndihmë financiare familjes.