Adrian Ismaili 17 vjeçari nga fshati Kamjani, ka arritur cakun i pari në garën e atletikës në disiplinëm 100m. Ai pas arritjes së këtij rezultati është zgjedhur që të përfaqësojë reprezentacionin e Maqedonisë, në Ballkaniadën e së shtunës e cila do të zhvillohet në Turqi.
Ky djalë i talentuar aktualisht është nxënës i klasës së nëntë në Sh.f.k. ‘Sabedin Bajrami’ në Kamjan, teksa vazhdon angazhimin me atletikë në kategorinë e vrapimit në klubin ‘Studenti’ me trajner Bexhet Toçin.
Adrianit i urojmë suksese në garën e së shtunës në Turqi, si përfaqësues i atletëve të kategorisë së tij.