I riu hidhet nga kati i 5-të i pallatit…

Në lagjen “Sul Papri”, Elbasan, shtetasi K.K., rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një pallati, njoftoi Policia lokale.

Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut.

Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet se ka ardhur nga Tirana ku ka hipur ne nje pallat dhe është vetë hedhur.