I riu gjerman dyshohet se ka vrarë nënën dhe gjyshërit e tij

Një vrasje e trefishtë raportohet të ketë ndodhur në Tirpersdoft të Gjermanisë, afër kufirit me Çekinë. Një i ri 28-vjeçar thuhet se ka vrarë tre familjarë, përfshirë nënën e tij.

Në orët e hershme të mëngjesit, policia pranoi një telefonatë. Një burrë tha në orën 4 e 45 minuta të mëngjesit se e kishte vrarë familjen e vet, raporton gazeta “Bild”.

Kur policët arritën te shtëpia e të dyshuarit, gjetën tre trupa. Sipas të dhënave të gazetës, viktimat janë nëna e tij, 59 vjeçe, si dhe gjyshërit, 84 e 84 vjeç.

“Gjermani 28-vjeçar u arrestua në vend, pa rezistencë” – tha zëdhënësja e policisë, Karoline Hemp. Ai është në ndalim dhe po merret në pyetje.

Sipas rezultateve fillestare, viktimat u vranë “përmes përdorimit të forcës me një objekt”. Policia nuk tregoi se për çfarë objekti bëhet fjalë.

Ekipi i forenzikës është duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. “Janë tre trupa dhe kjo do të thotë se kemi shumë dëshmi” – shtoi zëdhënësja e policisë.

Të dyshuarit iu bë testi për drogë dhe alkool, por doli negativ. Ai gjithashtu nuk kishte tërhequr vëmendje të policisë më parë.

Rrjedhja e ngjarjeve, prapavija dhe motivi i krimit ende janë të paqarta.