I riu 19 vjeçar nga Kaçaniku, vi*ktima më e re nga COVID-19 sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 vi*ktima si pasojë e COVID-19.
Në mesin e vi*ktimave është edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku i cili ishte i shtrirë në spitalin e Ferizajt.
Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se një rast i vd*ekjes është i moshës 10-19 vjeçare dhe është nga Kaçaniku.

Dy vi*ktimat tjera janë të moshës 50-59 vjeçare, tri të moshës 60-69 vjeçare, tri të moshës 70-79 vjeçare dhe dy mbi 80 vjeç. Dy vi*ktima janë nga Mitrovica, dy nga Gjakova, dy nga Prishtina, një nga Kamenica, një nga Podujeva një nga Prizreni, një nga Istogu dhe një nga Kaçaniku.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1 mijë e 682 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 263 persona janë shëruar nga ky virus.