I punësuari në Klinikën e Kardiologjisë e sulmon drejtorin

Punonjësi i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Shkup, me iniciale S.J. sot rreth orës 10:00 fillimisht ka sulmuar verbalisht një infermiere, e më pas ka sulmuar fizikisht M.Sh. (drejtor i klinikës), më pas është larguar nga klinika dhe vetë është paraqitur në SP Qendër, njofton MPB.

SPB Shkup ka pranuar raport për rastin. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Për ngjarjen ka njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

– Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndodhur një incident për të cilin është njoftuar policia. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, është në dijeni të ngjarjes dhe ka kërkuar nga punëtorët shëndetësorë që të sillen me ndërgjegje dhe profesionalizëm dhe t’i përkushtohen pacientëve, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Pa Censurë