I premtoi se do ti merrte lejen e vozitjes pa kaluar provimin duke i marrë 1600 euro, mashtrohet 51-vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Një banor 51-vjeçar i një fshati të Gostivarit, dje (12-mars) në orën 13:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në nëntor të vitit të kaluar ai kishte ra dakord me personin Xh.N. për ti siguruar një patentë shoferi pa kaluar provimin për patent shoferi dhe për këtë ai në dy raste i kishte dhënë 1600 euro. Por, as nuk kishte marrë patentë shoferi, as paratë e tij nuk i kishte kthyer, kështu që e kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.