I pra*ngosur, shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci dërgohet para prokurorit

Shoferi i dyshuar për shkaktimin e ak*sidentit t*ragjik të ditës së djeshme në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lë*nduan 30 të tjerë është dërguar për intervistim në Prokurori.
Shoferi i autobusit nga Kosova, i cili dys*hohet se ka shkaktuar aks*identin në të cilin vdiqën 10 persona, i është dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë së Departamentit të Policisë Brodsko Posavska.

Ai deri para pak çastesh ndodhej në ndalim policor, derisa arre*stimi i tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.
Kujtojmë që në aksidentin e ditës së djeshme të autobusit të kompanisë “Deva” i cili po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, mbetën 10 persona të vdekur teksa 30 të tjerë morën lëndime.