I përkeqësohet gjendja të dënuarit në Shutkë, burgu nuk merr masa

Musadik Pajaziti nga fshati Hotël i komunës së Likovës, i dënuar me 12 vjet burg për rastin “Kumanova” të vitit 2015, është në gjendje të rëndë shëndetësore, në burgun e Idriozovës. Përkeqësimi i gjendjes së tij e ka sjellur deri në 50 kg.

Musadiku është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk e dërgojnë në spital, sipas informatave nga familjarët e tij.

Kjo që bën burgu i Idrizovës eshte krim njerëzor sepse çdo të bugosuri i takon trajtimi mjekësor. Boki dhe Gordana më shumë ne spitale rrinë se sa ne burg? Apo ata munden sepse nuk janë shqiptarë dhe krimet e tyre i kanë të rënda, ndërsa shqiptaret duhet t’i leni te vdesin?!!!

Kërkohet nga burgu i Idrizovës, organet kompetente që Musadiku të trajtohet në spital pasi është qytetar si te gjithë dhe mbi të gjitha njeri, por ajo qe është i dënuar nuk duhet të jete faktori per t’i ndaluar mjekimin.