I panjohuri i preku të pasmet gjatë raportimit live, ja reagimi i gazetares


Një gazetare po raportonte për një ngjarje live nga Georgia kur një burrë erdhi pranë saj dhe i preku të pasmet.

Alex Bozarjian, e shokuar nga veprimi i të panjohurit që kishte veshur kapele dhe syze për të ruajtur identitetin, ajo u fiksua disa sekonda duke e parë dhe vazhdoi komentin e saj.

I panjohuri i preku të pasmet gjatë raportimit live, ja reagimi i gazetares on Vidnews.

Të dielën ajo bëri një postim në Twitter që i adresohej atij duke i thënë: “Për mashkullin që preku të pasmet e mia ndërkohë që raportoja live këtë mëngjes: Ti më dhunove dhe më turpërove. Asnjë femër nuk ka pse të vendoset në një pozitë të tillë në punë apo kudo qoftë!”

Ajo mori shumë mbështetje nga koleget e saj, përfshirë Emma Hamilton, e cila i tha se e përballoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kjo nuk është e pranueshme dhe i gjithë komiteti është në krahun tënd”, shkruajti Emma.