I pa siguruar me litar, momenti kur punonjësi i bashkisë Berat rrëzohet për vd*ekje nga pema (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Berat. 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat është rrëzuar për vd*ekje ndërsa priste një pemë në anë të brigjeve të lumit Osum.
Abcnews.al ka siguruar pamje nga momenti fatal që i ka kushtuar jetën 46-vjeçari.

Në një moment gjysma e pemës rrëzohet dhe të njëjtin fat pëson edhe Metkaj i cili si duket nuk ishte i siguruar me asnjë masë mbrojtëse. Lidhur me ngjarjen policia ka arr*estuar ditën e sotme 31-vjeçari Karafil Bregu inxhinier pyjesh në Berat.

Arr*estimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi. Punonjësi i Bashkisë u rrëzua nga pema rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”.