I ofron produkte në vlerë prej 2000 eurove i merr paratë dhe humb gjurmët, mashtrohet 56-vjeçari nga Gostivari

Dje (7 nëntor) në ora 16:30 në SPB Tetovë, një 56 vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Shkupi i cili është paraqitur si biznesmen dhe i ka ofruar produkte në vlerë prej 2000 euro. Pasi janë pajtuar me telefon, denoncuesi i ka dërguar paratë me taksi, por produktet nuk i janë dorëzuar dhe më pas ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.