MPB ka njoftuar se sot (04.10.2024) rreth orës 10:15, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, policia e ka arrestuar S.H. (55) nga Kosova. Ai po udhëtonte me një minibus në linjën Kosovë–Greqi dhe kur arriti në kontrollin e pasaportave, për shkak se nuk kishte një certifikatë për kryerjen e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve, i ofroi ryshfet një polici.
Rasti u njoftua te Sektori për Kriminalitetin Ndërkufitar dhe Migracionin pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Veriore, dhe personi u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor për procedura të mëtejshme.