I nxehti po ‘shkrin’ Europën/ Sot u arrit piku, ja çfarë parashikohet për ditët në vijim


Piku i të nxehtit në Europën Perëndimore duket se u arrit sot, por temperaturat mund të mbeten mbi normale për sezonin deri në mes të javës së ardhshme, paralajmëroi sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), duke theksuar se fenomene të tilla mund të shfaqen më shpesh në e ardhmja.

“Pyetja që të gjithë bëjnë është, kur do të përfundojë e gjithë kjo?” tha Robert Stefanski, kreu i Shërbimeve të Aplikuara Klimatike të WMO.

“Fatkeqësisht, duke parë të gjitha modelet nga partnerët tanë në nivel kombëtar dhe rajonal, ndoshta nuk do të përfundojë deri në mes të javës së ardhshme ”, shtoi ai.

Britania u godit nga një rekord prej 40 gradë Celsius sot, ndërsa zjarrfikësit në Francën jugperëndimore luftojnë për të kontrolluar zjarret masive në pyje. Stefanski tha se temperatura do të arrijë kulmin sot, por do të mbetet mbi normale për ditët në vijim.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i WMO Petri Taalas paralajmëroi se në të ardhmen bota do të përjetojë shumë më shumë valë të nxehta për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Në të ardhmen kjo lloj valë të nxehti do të jetë normë dhe ne do të shohim kushte edhe më ekstreme”, tha Taalas.