Ju siguroj se do të mbarojë shumë shpejt dhe do të dalë se nuk kam bërë asgjë të kundërligjshme, pohon nënkryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, në një deklaratë për mediat në pasi doli nga Gjykata Penale ku me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i caktoi masa paraprake, përkatësisht i kishte hequr pasaportën pasi ishte i përfshirë në rastin me gjyqtarin Nake Georgiev, i cili dyshohet se ka marrë 10 mijë. euro për të siguruar rrethana lehtësuese për të akuzuarin.
Georgiev është kapur duke i marrë 10 mijë euro djalit të ish-kryetarit Boro Stojçev, pasi i ka premtuar se do t’i kryejë punët për rastin “Çibuk”, në të cilin akuzohet ish-kryetari i Novosellës. Memeti nuk ka qenë në vendngjarje, por dyshohet se ka qenë garanci se do të ndikojë te prokurori që e ka trajtuar çështjen.
Është në interesin tim dhe në interesin e publikut që autoritetet të përfundojnë punën e tyre sa më shpejt. Kjo sigurisht që më prek mua si qenie njerëzore, megjithatë nuk është mirë të flas para mediave për një çështje që po zhvillohet në gjykatë. Ju siguroj se do të përfundojë shumë shpejt dhe do të dalë se nuk kam bërë asgjë kundërligjore, tha Memeti.
Ai pretendon se Stojçev nuk e njeh dhe i pyetur për marrëdhëniet e tij me të dyshuarin kryesor në këtë rast, gjyqtarin Nake Georgiev, ai është përgjigjur:
– Unë i njoh të gjithë, edhe prokurorë edhe gjyqtarë dhe shoqërohemk, flasim, pimë kafe, me njëri-tjetrin, tha Memeti, por pretendon se nuk kanë diskutuar çështje.