I moshuari që ishte në bu*rg me Kurtin: “Nuk folke me neve, i lexojke do romane e thojke hala nuk e kam kry fakultetin”

Gani Çekun së bashku me djalin e tij, Selimin, së pari forcat serbe i kishin arr*estuar në malet e fshatit Kodrali të komunës së Gjakovës. Më pas, thotë se e dërguan në sekretariat të punëve të brendshme të po këtij qyteti, ku e pyeten për shumëçka.

Syzana Hajradini
Nga aty, tregon se i dërguan në bu*rgun e Pejës ku nuk i keqtrajtuan. Frika e madhe kishte nisur kur Çekun, atëherë 51 vjeçar dhe djalin e tij që kishte vetëm 17 vjet, i dërguan në bu*rgun e Lipjanit.

Në bu*rgun e Dubravës, Çeku nuk e kishte djalin afër. Shqetësohej ngaqë vazhdimisht dëgjonte rra*hje të pamëshirshme diku prej disa dhomave të bu*rgut.
Fati i mirë i përcolli vetëm atëherë kur i shpëtuan ma*sakrës së Dubravës. Por, pas asaj, i nisën për në bu*rgun e Nishit, atje ku dhomën e kishin ndarë me Albin Kurtin, kryeministrin e tashëm të Kosovës.