Myslimanët anembanë botës sot kremtojnë njërën nga festat kryesore të islamit, atë të Kurban Bajrami. Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rrezikut të përhapjes, falja e namazit të kësaj feste nuk lejua të bëhet nëpër xhamitë e Kosovës.
Derisa ora shënonte 06:03 minuta kur edhe ishte koha për faljen e namazit të Kurban Bajramit përveç ezanit, në xhamitë e kryeqytetit nuk pati besimtarë për ritualet fetare.
Për 50 vite çdo namaz të Kurban Bajramit e ka falur në xhaminë “Sulltan Mehmeti” në Prishtinë, por dita e sotme të moshuarin Riza Syla e gjeti para dyerve të kësaj xhamie.
Kishte ardhur për t’u falur por ai nuk u lejua ta kryejë këtë obligim, e këtë lajm ia kumtuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kishin dal për t’u kujdesur për zbatimin e masës për mosfalje të Kurban Bajramit.
Syla nuk pajtohet me vendimin e qeverisë për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit nëpër xhami.
“Kam ardhur, por nuk qenka askush. Këtë vendim nuk po e shoh të mirë shkurt edhe shqip ku e gjetën ditën e Bajramit me i vendos këto masa me i mbyll xhamitë, nga erdhi kjo…Me çka po e shërojnë këtë virus? Me paracetamolë. Çfarë virusi është ky? Virus dhe grip i përgjithshëm… Në këtë xhami qe 50 vite falna”, thotë ai.
I moshuari nga Prishtina pasi e gjen xhaminë të mbyllur: Këtu falna qe 50 vite, çfarë virusi është ky
31/07/2020 | 08:51

E pa xhemat falja e Kurban Bajramit u bë edhe në xhaminë në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Interesimi për t’u falur në xhami nuk kishte munguar por ishin anëtarët e Këshillit të kësaj xhamie që iu kishin treguar besimtarëve se kjo nuk ishte e lejuar.
Idriz Pllana, njëri nga anëtarët e Këshillit në xhaminë në “Dardani” e mirëpret vendimin për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhami, kjo pasi sipas tij gjendja me COVID19 në vend po rëndohet nga grumbullimet e shumta.
Ai pohoi se disa qytetarë shprehën interesimin për ta falur namazin, por që nuk mundën të hynin brenda pasi dera ishte e mbyllur.
“As në këtë xhami por edhe në asnjë xhami nuk është falur Kurban Bajrami…E falënderojmë myftiun e Kosovës i cili ka dhënë urdhër për mos t’u falur se vetëm dje kanë qenë 16 të vdekur, kjo është një humbje shumë e madhe e popullit tonë. Për arsye pse është ndal Bajrami e dinë ata më mirë, meqenëse është preventive për mos mu fal se po tubohen shumë njerëzit. Ka pasur (interesim për faljen e namazit) por nuk kanë hyrë brenda asnjë sepse ka qenë dera e mbyllur, vetëm tre vetë të Këshillit të xhamisë në ‘Dardani’ e kemi falur bashkë me imamin”, tha Pllana.
Si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të vdekur nga COVID19 si dhe të infektuar nga kjo pandemi gjatë ditëve të fundit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pezulluar faljen e namazit të Bajramit si dhe të gjitha ritet fetare për 10 ditët e ardhshme në të gjitha xhamitë e vendit.
Po ashtu përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.
Kujtojmë që për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe festa e Fiter Bajramit nuk ishte lejuar të falet në xhamitë e Kosovës./kpç