I moshuari nga Presheva: Qeveria na mori në qafë, në këmbë e kalova kufirin

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës që mos të lejojë hyrjen në Kosovë të të gjitha automjeteve me targa të Serbisë, janë prekur edhe qytetarët e Luginës.
Një pjesë e tyre kanë thënë se se reciprociteti për targat është i nevojshëm, por ka të tjerë që nuk janë pajtuar me këtë vendim.

Një i moshuar nga Presheva ka thënë se Qeveria “i ka marrë në qafë me këtë vendim”.
Sipas tij Qeveria duhet të ndërmarrë masa lehtësuese ndaj banorëve të Luginës, e jo masa që ua vështirësojnë jetën.
“O na morën në qafë. Ju hanu me Serbinë, e jo me neve shqiptarëve të Luginës. Neve duhet me na liru e jo me na koqitë në këtë mënyrë. Menxi që dola në këmbë këndej kufirit, na mur dikush mirë, që nuk na merr nuk kemi çka bëjmë”, u shpreh ai për një medium të Preshevës.