I moshuari nga Gostivari sulmohet fizikisht nga djali i tij, rrëzohet dhe pëson lëndime trupore

MPB ka njoftuar se më 29.05.2024 në orën 14.25 në DPB-Gostivar, një 66-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se një ditë më parë, rreth orës 13.30 në oborrin e shtëpis së tyre familjare, djali i tij M.I. e kishte sulmuar fizikisht me ç’rast ishte rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.