Në SPB-Shtip është raportuar se në pompën e benzinës në magjistralen Shtip-Radovish është gjetur trupi i pajetë i një 65 vjeçari. Rasti është raportuar dje pasdite.
“Rreth orës 16:45 në SPB Shtip është raportuar se në pompën e benzinës në magjistralen Shtip-Radovish, në një makinë të tipit “Opel Corsa”, me targa të Strumicës është gjetur trupi i pajetë i P.K.(65). Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Prokuroria pas kontrolleve ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi në Klinikën e Shtipit.