I mori pasurinë bosit të Amazon, ish-gruaja bën gjestin e madh

MacKenzie Scott, dikur MacKenzie Bezos, tashmë ka dhuruar afro 1.7 miliardë dollarë të pasurisë së saj për një sërë organizatash bamirëse, pasi u zotua vitin e kaluar për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së saj.

Scott njoftoi të martën se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj në emrin e mesëm me të cilin u rrit, pas divorcit të saj nga Drejtori i Përgjithshëm i “Amazon”, Jeff Bezos, vitin e kaluar.

Scott mori një të katërtën e aksioneve në “Amazon” të Bezos në marrëveshjen e divorcit të çiftit vitin e kaluar, duke i dhënë asaj një pjesë të aksioneve prej katër për qind që ishte me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë në atë kohë.

T mobile In article 1
Vlera e saj neto aktualisht vlerësohet të jetë rreth 60 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaire’s.