I mituri rrëfen tmerrin: Ish-burri i nënës nga Kosova tentoi të na mbyste dhe digjte të gjallë, mua dhe gjyshen

Rrëfim dramatik nga një i mitur në Vlorë, i cili gjatë natës, bashkë me gjyshen e moshuar kanë rënë pre i një sulmi barbar nga ish-bashkëshorti i nënës së tij.Ngjarja ndodhi gjatë natës në Llakatund. Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmeti, i djalë i mitur, nga shtrati i spitalit tregoi gjithë ngjarjen, se si ish-burri i nënës së tij, bashkë me një person tjetër i kishte dhunuar për disa orë atë dhe gjyshen dhe më pas kishin tentuar që t’i digjnin të gjallë.
Ai tha se shtetasi kosovar, me emrin Bajram, i kishte dhunuar dhe herë të tjera, dhe shkak sipas tij ishte bërë fakti që nëna e tij e kishte lënë.“Rreth orës 1 dy persona hynë në shtëpinë tonë dhe nisën të na qëllonin.

Nënën nisën që ta mbysnin në shtrat. Më kanë qëlluar dhe mua, kam rënë pa ndjenja. I vunë shtëpisë flakën. Mua mu dogjën pak këmbët, kurse nëna është më mirë, nuk u dogj. E mora në krah, shkova te daja. E spërkatën me benzinë. Bajrami është ish-bashkëshorti i mamasë. Na ka dhunuar dhe herë tjetër.
Nuk e di pse erdhi, e ka bërë nga inati që u nda mami nga ai. Ai qëndroi 2-3 orë. Nënën po e vriste. Edhe unë po bërtisja. Ata më mbanin me zor.
Doja të shkoja te daja të thërrisja, por më s’linte ai tjetri. Më mbylli gojën, më mbylli frymën. Shkova te krevati nënës, ajo nuk po përmendej, i hodha një bocë me ujë dhe pastaj u përmend.
Uroj që të na ndihmojë e gjithë Shqipëria, inshalla. Se jemi pa shtëpi. Unë jam djegur te krahët. Nëna është dëmtuar më shumë në fytyrë, në kokë se e kanë qëlluar.