I mituri nga Vrapçishti rrëzohet nga trotineti elektrik, dërgohet në spital me lëndime të rënda trupore

MPB ka njoftuar se me datë 01.10.2024, në ora 21:15, në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, i mituri nga i njëjti fshat, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe ka rënë.  Në të njëjtën kohë, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Inspektimin e ka kryer ekipi i DPBGostivar.