MPB ka njoftuar se më 10.06.2024 në orën 15:26 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar se më 07.06.2024 rreth orës 21:30 në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, një automjet “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I.(25), ka goditur një skuter elektrik të drejtuar nga një i mitur, të dy nga Tetova. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Klinike Tetovë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, është kryer inspektim nga një ekip inspektimi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.