I mituri nga Tetova aksidentohet nga një person me trotinet elektrik, dërgohet në spital

MPB ka njoftuar se më datë 11.06.2024 në orën 17:30, në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 13:25 në adërsi të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, një trotinet elektrik kishte goditur një të mitur, pas çka personi që e drejtonte kishte lënë vendin e ngjarjes. I mituri kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në Spitalin Klinik Tetovë për ndihmë mjekësore. Një ekip nga SPB Tetovë kishte kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.