MPB ka njoftuar se me datë 02.09.2024, në ora 14:45, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se një i mitur nga Gostivari është sjellë me lëndime të rënda. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se ai së bashku me dy persona të tjerë janë angazhuar për prerjen dhe çarjen e drunjëve në oborrin e I.R. në Çegrani i Gostivarit dhe lëndimet i ka pësuar duke punuar në makinë prerëse të drurit. Një ekip nga DPB-Gostivar në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes.