I mituri nga Debreshi i Gostivarit sulmohet fizikisht nga pesë persona të moshës 20-30 vjeçare

Më datë 10.07.2024 në ora 22:00 në DPB-Gostivar, një i mitur nga Debreshi në prani të mjekut dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, ka raportuar se rreth orës 19:30 para një puntorie mekanike në Toplicë të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga pesë persona të moshës 20 deri 30 vjeçare, të cilët kanë përdorur edhe sende të forta kurse njëri prej tyre ka pasur edhe armë. Sipas njoftimit, njëri prej tyre me një send të fortë ka dëmtuar veturën e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Pa Censurë