Gjatë natës (1 shkurt) rreth orës 2:45 minuta në rrugën “JNA” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë i kanë hequr lirinë një të mituri nga Tetova, i cili nga parkingu në rrugën“Dimo Gavrovski-Kara.” në Tetovë në mënyrë të kundërligjshme kishte marrë një veturëështë automjeti “Mercedes” me targa regjistrimi tetovare, në pronësi të 57-vjeçarit H.E. nga Strimnica e Tetovës. Vetura është gjetur në rrugën “Mirçe Acev” në Tetovë, është bërë këqyrja dhe i është kthyer pronarit. Të miturit i janë gjetur dhe konfiskuar edhe një sërë sendesh, të cilat dyshohet se janë nga vjedhjet e kryera.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa e paraparë me ligj.