Policia dhe prokuroria e Prilepit po zbardhin rastin në të cilin një i mitur shtatë vjeçar ka raportuar rrejshëm se në shkollën e fshatit Zhitoshë të komunës së Dollnenit dyshohet se është vendosur mjet shpërthyes.
Siç informojnë nga SVR Manastir, dje, më 16 janar në ora 18:16, i mituri në prani të disa të miturve të tjerë përmes telefonit ka lajmëruar në polici se në një shkollë në fshatin Zhitoshe është vendosur një bomba. Policia e zbardhi rastin dhe u konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë. Me të miturit janë zhvilluar biseda zyrtare, në prani të prindërve të tyre, gjatë të cilave kanë sqaruar mënyrë.