Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njofton se i është marrë licenca për punë Agjencisë Turistike “Boga Trans” nga Shkupi. Agjencisë i ndalohet përkohësisht transporti i udhëtarëve në vend si dhe transporti ndërkombëtarë i udhëtarëve.
“Inspektorati Shtetëror për Transport ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm më 21.12.2021, për të cilin inspektori kompetent ka konstatuar se përkundër faktit se transportuesi ka patentë të vlefshme, shoferi nuk ka pasur certifikatë të vlefshme për kryerjen e veprimtarisë në komunikacion ndërkombëtar. Kështu që janë konstatuar parregullsi në funksionimin e subjektit juridik, gjegjësisht ka funksionuar në kundërshtim me Ligjin për Transport Rrugor”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.