I mbyllur për 14 muaj: Turku rezulton pozitiv 78 herë radhazi

Një burrë turk, Muzaffer Kayasan, ka zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv me COVID për 78 ditë me radhë dhe nuk ka dalë nga shtëpia e tij për 14 muaj.
Muzaffer Kayasan doli për herë të parë pozitiv për koronavirus në nëntor të 2020’ës dhe nuk duket se e ka kaluar virusin edhe pas një viti e gjysmë .

Pavarësisht se vuante edhe nga leukemia, 56 vjeçi tha se nuk kishte simptoma të rënda me virusin dhe u lirua nga spitali menjëherë pas infektimit.
Që prej se është prekur nga virusi, ai ka kaluar nëntë muaj në spital dhe pesë muaj të tjerë në shtëpinë e tij në Stamboll, shkruan New York Post.

Kaysan tha: “Është shumë e vështirë. Unë as nuk mund të vaksinohem për shkak të gjendjes sime.”

Ekspertët në laboratorin e Institutit Ëhitehead zbuluan se sekuencat gjenetike nga koronavirusi mund të integrohen në qelizat pritëse (te njeriu) në një proces që njihet si transkriptim i kundërt. Kjo do të thotë se ka ende virus në sistem i cili mund të vazhdojë të kapet nga testet.