I mbijetuari nga aksidenti tragjik rrëfen ngjarjen: Shumica e udhëtarëve ishim duke fjetur

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Nga personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti është edhe Fidan Hajdaraj nga Komuna e Istogut.

Ai ka thënë se shumica e udhëtarëve kanë qenë duke fjetur dhe se aksidenti ka ndodhur shumë shpejtë.

“Aksidenti ka ndodhur afërsisht rreth orës 6 të mëngjesit. Shumica e udhëtarëve kemi qenë duke fjetur kur ka ndodhur aksidenti. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Unë kam qenë me një udhëtarë nga Juniku”, tregon ai.