I mbijetoi gripit spanjoll dhe 3 luftrave, 113 vjeçarja shërohet nga koronavirusi


Gruaja më e vjetër në Spanjë, e cila ëhstë plot 113 vjeç, ka fituar betëjën me Covid 19. E moshuara shfaqi simptoma të lehtë të virusit, duke u kthyer kështu në gruan që gjatë jetës së saj ka përballuar pandeminë e gripit të 1918-19, luftën civile në Spanjë dhe tani koronavirusin.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë humbur jetën për shkak të covid 19 janë të moshurit, por nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur ata e kanë fituar betëjën me koronavirusin. Një 113-vjeçare, e cila besohet se është, gruaja më e vjetër në Spanjë është rikuperuar nga sëmundja. Lajmin e kanë konfirmuar autoritet spnajolle, sipas të cilëve Maria Branyas gëzon shëndet të mirë.

113-vjeçarja u diagnostikua me koronavirusi qysh në muajin mars, kur vendi shpalli izolimin për shkak të pandemisë. Pas disa javëve në izolim, e moshuara shfaqi simptoma të buta të infeksionit dhe tanimë është shëruar. Kjo do të thotë se ajo ka përballuar gjatë jetës së saj pandeminë e gripit të 1918-19, luftën civile në Spanjë më 1936-39 dhe tani koronavirusin.

Maria Branyas ka lindur në Meksikë në vitin 1907, ajo u zhvendos në veri në San Francisko dy vjet më vonë dhe arriti në provincën Katalanase të Girona gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo ka tre fëmijë – njëri prej të cilëve 86 vjeç, si dhe ka 11 nipër e mbesa, prej të cilëve më I madhi është 60 vjeç, dhe 13 stërnipër e mbesa. Ajo ka jetuar për dy dekada në një shtëpi të kujdesit në qytetin Olot. Duke folur për “La Vanguardia” vitin e kaluar, Branyas tha: “Unë nuk kam bërë asgjë, veçse kam jetuar”.