I mbijetoi aksidentit ajror që i vrau gjithë familjen dhe bëri 50 operacione. Tani përballet me bullizmin

Ajo mundi t’i shpëtojë përplasjes tragjike të avionit ku humbi gjithë familjen. Pastaj iu nështrua 50 operacioneve plastike. Por tashmë një betejë e re ka nisur…

Tulsi Vagjiani ishe me pushime në Indi në vitin 1990, kur avioni me të cilin po udhëtonte u rrëzua në ulje në Bangalore.

Gruaja, e cila në atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe, mbeti me djegie që i mbulonin gjysmën e trupit të saj, pasi Fluturimi 605 i Indian Airlines shpërtheu në flakë pas përplasjes.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të vdekur 92 persona, ndërsa Tulsi ishte një nga 54 të mbijetuarit. Prindërit e saj, Dhanji e Premila dhe vëllai Kamlesh, vdiqën në vend.

Tragjikisht – familja e saj as që kishte planifikuar që të ishte në fluturimin e radhës. Valixhet e tyre kishin humbur rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar dhe babai i saj kishte menduar që të shkonin në Bangalore për t’i marrë, pasi kishin kaluar 3 muaj në Indi.

“The Sun” shkruan se gjëja e parë që Tulsi nga Stratford i Londrës, kujton pas përplasjes ishte të dëgjonte zërin e gjyshes së saj teksa ishte e shtrirë në spital.

“Ishte e qartë si dita, por ajo nuk ishte në aeroplan, ne e kishim lënë në shtëpi në Londër. Ajo po thoshte se isha përfshirë në një aksident, mamaja, babi dhe vëllai nuk janë më këtu. Më tha ti dukesh ndryshe”, ka thënë 41-vjeçarja për “MyLondon”.

Kur mjekët i hoqën fashat nga sytë dhe Tulsi u pa në pasqyrë, ajo kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Përplasja e avionit e la atë me një djegie të madhe dhe iu nënshtrua 50 operacioneve për të rifituar jetën e saj.

Pas gjithë kësaj tragjedie që kishte kaluar , ajo u përball me ngacmime për pamjen e saj sapo u largua nga spitali.

“Spitali ishte një vend i sigurt, por kur u largova filloi bullizmi dhe zhurma”, ka rrëfyer ajo, teksa shtoi se për vite me radhë do donte që ajo të kishte vdekur së bashku me familjen e saj, në vend që të jetonte me pamjen që kishte.

Por fatmirësisht në shkollën fillore ajo bëri miq shumë të mirë, të cilët i ka ende edhe sot e kësaj dite që e ndihmuan që të kalonin vështirësitë.

“Unë zotëroj plotësisht atë që jam tani. Unë jam versioni im i të bukurës, jo i dikujt tjetër. Unë nuk jam në përputhje me standardet e askujt. Besimi im nuk erdhi brenda natës, por jam unë dhe jam këtu. Çfarë është “e bukur” gjithsesi”?”, ka thënë Tulsi.