I martuar me shokun e ngushtë prej 8 vitesh, avokati shqiptar pranon homose*ksualitetin

Nnë “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York që ka pasion gatimet shqiptare.
Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria.

Teksa Bieta e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është homos*eksual.
Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes orientimin se*ksual.

Pas një predikimi në kishë, Nick kuptoi se çfarë donte realisht dhe lumturia filloi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.
“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha Nick.

Ndërkohë që gjatë intervistës u transmetuan pamje ekskluzive nga dasma e tyre, avokati pranoi se në planet e tyre është dhe një fëmijë.
“Do më vr* asë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.