Roberto Cavalli, stilisti i famshëm italian, është bërë baba për herë të gjashtë në moshën 82-vjeçare.
Pronari i firmës luksoze të veshjeve ka pesë fëmijë nga dy martesa të mëparshme. Ndërsa fëmijën e gjashtë e ka sjellë në jetë gruaja e tij, modelja suedeze 38-vjeçare Sandra Nilsson.
Gjatë një interviste për revistën italiane “Novella 2000” ai tha: “Sandra po kalon mirë, foshnja lindi një javë më parë pikërisht këtu në Firence, është e bukur dhe ishte shumë emocionuese ta shohësh menjëherë pasi lindi”.
Cavalli i tha gazetarit se çifti kishte mirëpritur një djalë të quajtur Giorgio, në nderim të babait të tij që u vra nga nazistët afër fundit të Luftës së Dytë Botërore.
“Emri i tij është Giorgio, si gjyshi i tij, babai im… të cilin nazistët e qëlluan në masakrën e Cavriglias kur unë isha katër vjeç”, tha Cavalli.