I lidhur? Pasi Atdheu u kap me një vajzë tjetër në pishinë, zbulohet e vërteta e fotos që bëri xhiron e rrjetit!


Djali nga Gjakova, Atdhe Xharavina, i cili eshte futur ne emisionin “Perputhen” per te gjetur dashurine ka rrëmbyer zemrat e publikut. Fillimisht, ai ra në sy për afeksionin e madh ndaj Ana Lleshit dhe gjestet e ëmbla të “dashurisë” për të. Mirëpo, pas përjashtimit të Anës nga emisioni, Atdheu realizoi disa takime shumë romantike me Melisën dhe më vonë u shpreh se kishte gjithashtu pëlqim për Sindin.

Mirëpo, pak ditë më parë konkurrenti u filmua jashtë ambienteve të emisionit, teksa shfaqej në pishinë me një vajzë misterioze. Videoja bëri xhiron e rrjetit dhe për shkak të afrimitetit që shfaqej në ato pamje dhe u aludua se Atdheu kishte diçka jashtë emisionit.

Megjithëse ai reagoi rrjete sociale duke u shprehur se jo çdo femër me të cilën ai del, domosdoshmërisht do të ketë diçka më shumë se miqësi, askush nuk e besoi. Deri pak minuta më parë, kur vetë Atdheu i ka zbuluar të gjithëve për çfarë bëhet fjalë. Videoja kompromentuese e çiftit në pishinë ka qenë në fakt pjesë e një reklame që ai ka realizuar, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit në InstaStory.