I kërkuar për atentatin ndaj prokurorin Arjan Ndoji/ Arrestohet në Dubai i shumëkërkuari me dy emra


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Abu Dhabi” u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi Amar (Dritan) Shkëmbi.

39-vjeçari, i cili është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal ishte shpallur në kërkim ndërkobëtar, për atentatin që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji.

GJKKO i ka caktuar Shkëmbit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilesuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar krininal”.