I kërc*ënuar me vdekje nga shërbimet serbe, Dick Marty jeton nën mbrojtje të rreptë mbi 16 muaj

Një hetim ka nxjerr se ish-Raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty është duke jetuar nën mbrojtje të lartë.
Ai sipas një hetimi të Focus, është i kërc*ënuar me vdekje me elemente radikale nga shërbime të inteligjencës së Serbisë.

“Më 18 dhjetor 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia ku jam informuar që jam i kërc*ënuar me vdekje dhe më është thënë se menjëherë do të vendosesha nën mbrojtje të rreptë të policisë”, është shprehur Marty, raporton RTS.CH. Sipas Fedpol ai llogaritet se është nën rrezik të shkallës së pestë, apo maksimum, prandaj i është dhënë mundësia për ta ndryshuar edhe identitetin dhe adresën.

“Shkalla e pestë është ajo për zhdukje, por unë këtë e përjashtoj. Kështu që deri më sot kemi mbetur në një shkallë shumë të lartë: shkalla katër”.
“Kërc*ënimet vijnë nga qarqe të caktuara të shërbimeve serbe të cilët i kanë kërkuar botës së kr*imit, vr*asësve profesionistë, të më likuidojnë thjeshtë për t’ua vënë fajin kosovarëve” .

“Ka veteranë të cilët specializohen për urdhërvr*asje, vr*asje me porosi dhe kështu që nuk duhen shumë para për ta vr*arë dikë”, ka shtuar ai.
Marty në vitin 2010 kishte përpiluar një raport të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, për të denoncuar siç kishte vlerësuar ai, krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.