Gruas nga Çellopeku i Tetovës i janë ndalur ndihmat sociale, më vonë e kupton se në emër të saj dikush ka tërhequr para si fitime nga lojërat e fatit

MPB ka njoftuar se me datë 24.09.2024, në ora 16:00, F.H.(37) nga fshati Çellopek i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se i janë keqpërdorur të dhënat e saj personale. Sipas raportit, gjatë muajit korrik 2024 në emër të saj janë tërhequr mjete financiare si fitime nga lojërat e fatit, për të cilat ajo ka mësuar pasi i është anuluar ndihma sociale dhe ka marrë vendim nga Departamenti i të Ardhurave Publike. Po merren masa për zbardhjen e rastit.