“I kam bërë bllok”, Armaldo tregon se përse nuk flet me Luizin

Armaldo Kllogjeri ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse i ka mbetur hatri me Luiz Ejllin, e se përse nuk flet me të.

Në “Pushime on top”, Armaldo tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas tij, do ishte e mirë që të liheshin pas hatërmbetjet dhe të urohej për bekimin që mori, por shtoi edhe se i ka bërë bllok fituesit të “BBV”.

Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”– tha Armaldo.