I infektuari me koronavirus, ndez alarmin në Institutin e Rehabilitimit

Me veshje mbrojtëse nga koka te këmbët, ekspertët sot ishin në Institutin e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Shkup. Pacientët që vinin për trajtim sigurimi i kthente prapa. Alarmin në spital e ndezi një postim në rrjetet sociale, të vajzës së një pacienti, që shërohej atje dhe ishte i infektuar me koronavirus.

“Një banor 69 vjeçar nga Tetova është rehabilituar në Qendrën e Rehabilitimit këtu në Kozle. Ai po shërohej nga një goditje në tru, por të hënën me simptoma familja e tij ka kërkuar, që ai të shtrohej në spital sepse ka pasur koronavirus. Mbrëmë vonë vajza e tij, njoftoi në mediat sociale se babai i saj ishte pozitiv me Kovid 19. ”

Natasha Apostolloska tregon se si ka shkuar procesi, përderisa babait të saj i është konstatuar nëse ka koronavirus. Së pari nga Instituti i Mjekësisë Fizike e kanë dërguar në Klinikën gastronomike. Pas testit, e kanë kthyer mbrapa pa probleme të dukshme nga gjetjet gastroenterohepatologjike. Por në këtë ent nuk e kanë pranuar sepse tashmë ka qenë i çregjistruar. Nga e premtja e kaluar ka pasur temperaturë të vazhdueshme të trupit 37.5 gradë dhe dhimbje të mëdha të kokës. Apostolloska është paraqitur tel “Alo Mjeku”, në Qendrat e Shëndetit publik për ta paralajmëruar se dyshon se babai i saj mund të jetë i sëmurë me Covid-19. E kanë bindur se nëse kuadri në këtë Institut vëren simptoma, me siguri do ta ftojnë të testohet.

Me tre mjekët që e udhëheqin, kam biseduar personalisht, duke i lutur, ju lutem paraqitni me udhëzimet e duhura, se ka pasur temperaturë dhe dhimbje të mëdha koke. Mos u sillni me të si një pacient nga i cili keni ngritur duar. Pra i lënë në ambulantë në kushte të papërshtatshme për gjendjen e tij shëndetësore – deklaroi Natasha Apostolloska vajza e të infektuarit me Covid-19.

Apostolloska sqaron se nga Instituti i rehabilitimit, babai i saj me ndihmën e shpejtë të hënën është dërguar në shtëpi. Gjatë natës gjendja ka filluar t’i përkeqësohet. Me rekomandim nga mjeku amë, familja i ka dhënë paracetamoll, por temperatura nuk është ulur. Apostolloska ka kërkuar ndihmë në numrin e telefonit në Qendrën e shëndetit në Tetovë. Prej atje i kanë thënë ta thërras ndihmën e shpejtë që babanë e saj ta dërgojnë në repartin infektiv të spitalit të Tetovës.

Ndihma e shpejtë nuk donte të vijë sepse edhe ata nuk kanë pasur obligim për këtë kategori të pacientëve. Duke u lutur, duke telefonuar, pas 30 minutave erdhi ndihma e shpejtë, vetëm e dërguan deri në spitalin infektiv të Tetovës dhe e shtrinë atje. Fillimisht, rreth orës 13 u dha informacioni se është negativ në virusin e koronës. Në orën 16, nëna ime e cila është vazhdimisht me të në repartin infektiv, më telefonoi dhe më tha se babai është pozitiv me virusin e koronës dhe se do të transferohet në spitalin infektiv të Shkupit – tha Natasha Apostolloska- e bija e të infektuarit me KOVID 19.

Babai i Natashës tashmë është ndalur në Shkup ndërsa nëna e saj është kthyer në Tetovë. Ekipet kanë ardhur dhe e kanë dezinfektuar shtëpinë e tyre duke u rekomanduar që në 15 ditët e ardhshëm të qëndrojnë në izolim. Sot u është marrë mostër për të vërtetuar nëse edhe ata janë të prekur me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi detaje për rastin në fjalë, por mbetet të shihet nëse do të arrijnë t’i detektojnë të gjithë që kanë qenë në kontakt me këtë person, personelin mjekësor, pacientët në Institutin e rehabilitimit, në Klinikën e gastros dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.