I hodhi majonezë në fytyrë, punëtorja e Burger King qëllon me armë zjarri një kliente

Një punonjëse e Burger King në Florida dyshohet se ka qëlluar një kliente me armë zjarri, pasi ajo i hodhi majonezë në fytyrë. Sipas mediave të huaja Shateasha Hicks është arrestuar, ndërsa një i afërm i saj tha se klientja i hodhi 30-vjeçares majonezë në fytyrë gjë që shkaktoi edhe sherrin mes tyre.

Raportohet se klientja më pas shkoi për të marrë makinën që e kishte parkuar në afërsi të Burger King, ndërsa Hicks e “ndoqi” duke e qëlluar 5 herë me armë zjarri. Nga të shtënat nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar.
Pas kësaj, punonjësja e Burger King u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Arma u gjet në dyshemenë e makinës së Hicks, ndërsa hetuesit gjetën pesë gëzhoja plumbash në parkingun Burger King.