I hodhën acid në fytyrë, rrëfimi prekës i shqiptares: “Nuk viktimizohem, tre gjëra i premtova vetes”


Në vitin 2013, ishte 26 vjeçe. Kishte ardhur nga Vlora në Tiranë për shkollim. Në të njëjtën kohë kishte gjetur një punë në një call center, e pas disa kohësh arriti të ngjisë shkallët e karrierës atje.

Një ditë të gushtit të 2013, në të dalë nga shtëpia, ajo u su*lmua me acid në fytyrë. Për ditë me radhë qëndroi në spital në gjendje të rënduar. Më tutje shkoi për mjekim në Itali e Francë. Sot ajo jeton në Itali.

Kjo është historia e Vilmës, e cila rrëfeu për abcnews, mbi ngjarjen që ia ndyshoi jetën dhe vullnetin për t’a hedhur pas krahëve dhimbjen disa vjeçare e traumën. Iu desh të bënte afro 25 ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë…

“Është e lehtë të flasësh në këtë pikë, unë jam kuruar shpirtërisht dhe fizikisht, por nuk është aq e lehtë… duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kur sulmojmë një femër shkatërrojmë një botë. Sulmi me acid është tradicion i kulturave indiane, kundër identitetit. Nuk donin të shkatërronin lëkurën time por identitetin tim, kjo është ajo që nuk kam lejuar të ndodhë sepse pasi dola nga spitali i premtova veten tre gjëra.

E para të mos vi*ktimizohem, nuk kam bërë asgjë për të qenë një viktimë. I kam premtuar vetes që të mos shikoj asnjëherë pas. Kush e ka lënë Shqipërinë pa dëshirë më kupton se çfarë do të thotë kjo gjë. I ngjava pak gjyshes time dhe ajo u çrrënjësua, ironike se si fati u përsërit tek mua, u largova nga Shqipëria, personat nuk u dënuan nuk kthehem dot më në Shqipëri.”, rrëfeu ajo.
Kur u pyet për autorin që kreu krimin makabër, Vilma tregoi:

“ Ndjej mëshirë sepse faljen ia jep një njeriu që ta kërkon, kurse mëshirën ia jep të gjithëve, një person që arrin të sulmojë, në atë formë si ma bënë mua, kam mëshirë për ata sepse duhet të jesh një njeri me shpirt të vogël të planifikosh në detaje agresionin e një femre, të arrish të bësh në dritën e diellit në mes të Tiranës. Kam mëshirë për botën e tyre të vogël për njerëzit që i rrethojnë, për ato nëna dhe gra që i rrethojnë.”, shtoi më tutje Vilma Dule.

Përtej ngjarjes, Vilma tregoi se ka ecur përpara. Kohët e fundit ajo ka hapur një ekspozitë të titulluar “Persona”, përmes së cilës dëshiron të përcjellë mesazhe shprese për njerëzit që janë përballur me sulme të ngjashme si të sajat.

“Jam kuruar në Francë dhe ka një sistem kurimi shumë special, ti nëse digjesh ke një qendër rehabilitimi ku shkon dhe kurohesh. Prodhohen maska, të cilat një i djegur t’i mbajë 24 orë, i kam veshur për 5 vite. Gjatë kësaj periudhe që e mbaja maskën punoja dhe jetoja, ndodhi që shikoja reagimet e njerëzve që më shikonin me çudi, kuriozitet, mëshirë dhe lindi në mua nevoja për të transferuar sensin e kësaj maske nga një objekt mjekësor, në art.

Çdo njeri mund ta gjente veten në këtë projekt dhe fillova të pikturoja maskat, e ndava me 24 të tjerë të djegur dhe nga ky projekt lindi projekti “Persona” që ka si moto se pas çdo maske ka një person, qëllimi është të sensibilizojë empatinë, të vihemi në vendin e tjetrit dhe të mos gjykojmë.”-tregoi Vilma.