I gjithë kabineti i Hotit braktis sallën e Kuvendit kur Vjosa Osmani merr fjalën në Kuvend

Përplasja e brendshme dhe tensionet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë, mospakënaqësia e zyrtarëve të LDK’së me kryeparlamentaren Vjosa Osmani tani po shfaqet hapur, shkruan Gazeta Metro.

Derisa Vjosa Osmani ka marrë fjalën që të flasë rreth shkuarjes së kryeministrit Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, i gjithë kabineti i Qeverisë Hoti ka lëshuar sallën e Kuvendit duke mos e dëgjuar fjalimin e saj.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendësi i tij u larguan nga salla e Kuvendit porsa Osmani doli në foltore, po sa filloi ajo fjalimin nga salla doli edhe zëvendëskryeministrja Albulena Balaj dhe Driton Selmanaj. Pas tyre sallën braktisën edhe ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Agim Veliu.

I vetmi që mbeti ishte në seancë ishte ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kurse të tjerët dolën jashtë salle dhe u kthyen më vonë.

Metro më poshtë ju sjell pamjet të cilat të prera derisa kryeministri dhe kabineti i tij dalin nga salla e Kuvendit të Kosovës.