I gënjeu dy persona dhe u morri 700 euro kinse e kanë kaluar provimin e gjermanishtes, policia i ngre padi penale 46-vjeçarit nga Tetova

SPB Tetovë ka ngritur një padi penale kundër E.V. (46) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Në prill dhe maj 2024, i akuzuari i kishte mashtruar A.B. dhe N.B., duke u paraqitur fakte të rreme për dhënien e provimit të gjuhës gjermane në një institut në Shkup, gjatë së cilës N.B. i kishte paguar 700 euro të akuzuarit përmes një transfer të shpejtë parash.